Flash News

KRYESORE

Ndjekësit i komentojnë emrin e djalit, iu përgjigjet për herë të parë moderatorja

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë në shkurt të këtij viti dhe djalit të tyre ia vendosën emrin “Zëri”.

Emri i djalit ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit në llogaritë e tyre në Instagram, të cilët komentojnë se kur të rritet Zëri, shokët do të tallen me të.

Dje, Elita publikoi 3 foto ku shfaqej me Zërin në krah, ndërkohë që një prej komenteve të ndjekësve ishte: “Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit.”

“Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj”, ia kthen moderatorja Elita Rudi, duke e shoqëruar komentin e saj me disa ikona të qeshura.

Të fundit