Flash News

KRYESORE

Ndjeni ankth nga tërmeti? Si duhet të kaloni ndjesitë dhe rëndesën e peshës psikologjike

Ndjeni ankth nga tërmeti? Si duhet të kaloni ndjesitë dhe

Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë tre ditë më parë, ka lënë dëme të pariparueshme për vendin tonë. 50 njerëz kanë humbur jetën, qindra të plagosur dhe qindra mijëra në një gjendje shoku dhe ankthi pasi Shqipëria po goditet nga tërmete me dendësi më të vogël që nga ai i magnitutës 6.4.

Sidomos banorët e zonave ku kanë qenë dhe epiqendra e tërmetit, po përballen me kushte të vështira, me frikë, ankth dhe gjendje të rëndë psikologjike.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe qytetarët e Tiranës, të cilët po ashtu janë të tmerruar nga tërmeti dhe shumë refuzojnë të kthehen në banesat e tyre. Kjo po ndodh edhe për shkak se paslëkundjet këto tre ditë kanë qenë të vazhdueshme.

Është e kuptueshme të ndjeni ankth në këto momente. Ankthi është normal. Ekspertët thonë se të mbijetuarit e katastrofave natyrore mund të përjetojnë ndjenja të stresit post-traumatik pas ngjarjes. Ajo çfarë e shkakton frikën është se ju nuk keni asgjë nën kontroll. Mirëpo, në jetë në çdo moment asgjë nuk është e sigurt. Prandaj, duhet të qetësoheni, pasi pjesa më e rrezikshme ka kaluar. Ajo çfarë duhet të bëni pas tërmetit është të punoni me veten për t’u qetësuar nga kjo situatë.

Nëse ndjeni se situata juaj psikologjike pas tërmetit po përkeqësohet, duhet të kërkoni ndihmën e një psikologu për të shprehur gjithçka çfarë mendoni dhe ndjeni.

-Dilni me miqtë tuaj. Për të dalë nga kjo situatë duhet të bëni sërish gjërat që bënit çdo ditë para tërmetit. Dilni me miqtë tuaj dhe flisni për gjërat që ju mundojnë. Është koha për t’u shpërqendruar paksa nga e gjithë kjo ngjarje e trishtë dhe tragjike që ka ndodhur në vendin tonë.

-Përpiquni të flini. E dimë që këto ditë shumica prej jush nuk kanë fjetur nga frika se mund të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm në vend. Mirëpo, duhet të qetësoheni dhe të kuptoni që rreziku më i madh ka kaluar. Përpiquni të flini, pasi gjumi ju ndihmon për të menaxhuar ankthin.

Të fundit