Flash News

E-TJERA

Ndjesa e PD për pronarët dhe rrëfimi i njërit prej tyre: Si më shembën shtëpinë e '33-it

Ndjesa e PD për pronarët dhe rrëfimi i njërit prej tyre: Si

 

Çadra e Lirisë e vazhdon serinë e takimeve toën hall edhe pse shefi i opozitës Basha është në Ëashington ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Sot është folur për një prej problemeve më të mprehta të tranzicionit, siç sqaron komunikat për shtyp e PD. PD nuk e zgjidhi dot plotësisht çështjen e pronave, por ka një plan realist dhe të zbatueshëm, ka thënë Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i grupit parlamentar demokrat, gjatë bisedës me pronarë të shpronësuar nga periudha e komunizmit, të cilët ende sot nuk i kanë zgjidhur problemet me pronat.

Familjet e pronarëve, të shpronësuar nga periudha e diktaturës, treguan eksperiencën e tyre ndër vite të fatit të pronave të tyre. E drejta e pronës, e barabartë me atë të jetës, i është mohuar prej vitesh pronarëve të cilët ende nuk janë shpërblyer apo kompensuar me ardhjen e demokracisë, njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

Hamdi Kaziu, ish i burgosur politik me 4 vetë të arrestuar në shtepi, tregon se si persekutimi i periudhës së komunizmit, i rikthehet në formë terrori në kohë demokracie.

“Ajo që më sjell mua këtu është terrori që është bërë këto 4 vjet. Mua më kanë shembur shtëpinë me leje ndërtimi, me pronë të vitit ’33. Erdhën të shembnin shpinë të armatosur deri në dhëmbë. Më rrethuan dhe më kërcënuan se do më shoqëronin në rajon. Gruaja ime, me tre të pushkatuar në shtepi, që ka punuar 40 vjet në kombinatin e tekstilit, sot nuk ka vend ku fle. Ngjit me mua është një pallat i 12 komunistave deputetë. Pallat i paligjshëm. Pse nuk e shembin atë dhe shembin shtëpinë time e cila ka leje, projekt dhe cdo dokument tjetër”.

Gazmend Bardhi tha se edhe për shkak të gabimeve të periudhës kur pushtetin e kishin demokratët, problem i pronave nuk u zgjidh në mënyrë përfundimtare. Ju kërkojmë ndjesë për këtë – tha Bardhi. Sot për arsye jo legjitime, për vonesa të shkaktuara nga shkelja e të drejtës themelore të pronës, Rama ktheu formulën e komunizmit dhe qeverisjes në diktaturë që bënte shpronësimin e pronarëve të ligjshëm.

Të fundit