Flash News

KRYESORE

Ndocaj tregon 10 arsyet pse nuk është me Ramën: Këtu as vdekja nuk është falas

Ndocaj tregon 10 arsyet pse nuk është me Ramën: Këtu as

Gjatë protestës së zhvilluar nga opozita në Bulevardin”Dëshmorët e Kombit” i pranishëm përkrah Bashës ka qenë edhe aleati i tij më i ri, Eduart Ndocaj.

Ndocaj ka parakaluar sëbashku me qyetarët duke u bashkuar me demokratët në kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Ndocaj ka treaguar edhe arsyet se pse nuk është më në krah të Ramës.

Statusi i plotë:

Pse nuk isha e nuk mund të jem me Ramën!

1.Rama mashtoi për Votën e Emigrantëve 2015- 2017;

2.Rama mashtroi për energjinë ekektrike dhe futi në burg mijëra kryefamiljarë të papunë dhe të zhytur në mjerim;

3.Rama mashtroi për Policinë e Shtetit duke e kthyer Shqiperinë në kantier hashashi;

4.Rama mashtroi për shëndetësinë falas . As vdekja e pacienteve nuk është falas!

5.Rama mashtroi për Bujqësinë për ta zhvilluar, por zhvilloi vetëm mbjelljen dhe kultivimin e hashashit;

6.Rama mashtroi për ekonominë dhe rritjen e saj. Vendosi ministër një person të paaftë, mesues anglishteje;

7.Rama mashtroi për pyjet se do i mbronte! Edhe ato pak pyje u prenë masivisht nën mbrojtjen e pushtetit;

8.Rama mashtroi me diplomacinë për ta vënë në shërbim të interesave kombëtare. Diplomacia u kthye në çerdhe hajdutësh me konsuj të paaftë, të korruptuar.

9.Rama mashtroi në arsim, sepse 50% e nxënësve ekselentë të varfërve që s'kanë mundesi me paguar kanë mbetur pas arsim.

10.Rama mashtroi në kulturë një bandit të paafte, injorante dhe të pa kulture, si ministrja Kumbaro që gjithe lezhjanët i shpalli shpellar! shpellare.

Këto janë turpi që ne i sollëm në pushtet e tashmë është ora t'i fshijme nga këto institucione. Bashkohuni me Bashkimin Demokristian Shqiptar, me PD dhe Opozitën!

Eduart Ndocaj,

Kryetar 

 

Të fundit