Flash News

KRYESORE

Ndodh në Shkodër, arbitri mbyll ndeshjen 12 minuta para kohës së rregullt

Ndodh në Shkodër, arbitri mbyll ndeshjen 12 minuta para kohës

Ndodh në Shkodër që një ndeshje futbolli të ndëroritet jo pak por 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes. Rasti është shënuar gjatë ndeshjes së djeshme mes Vllaznisë U17 dhe PortoU17, e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.

 Sipas Realiteti Post, arbitri kryesor i ndeshjes ka sinjalizuarmbarimin e ndeshjes 12 minuta pa mbaruar koha e rregullt. Kujtojmë që ndeshjet e U17 luhen 80 minutëshe dhe arbitri ka fërshëllyer në minutën e 68-të. Është dashur ndërhyrja e trajnerit të Vllaznisë dhe arbitrave anësorë që të sqarojnë se ndeshja është ndaluar para kohe.

Pasi futbollistët kishin hyre në dhomat e zhveshjeve janë kthyer dhe njëherë në fushë ku kanë luajtur dhe 15 minuta të tjera. Por rezultati ka mbetur i njëjtë Vllaznia 0 – 1 Porto.

Të fundit