KRYESORE

Ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti i PD mesazh për protestën e opozitës

Ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti i PD mesazh

Ndonëse në masën e ‘arrestit të shtëpisë’, ish-deputeti i PD Bardh Spahia nuk ka hezituar që të përcjellë mesazh për protestën e opozitës, që pritet të organizohet sot në orën 20.00 në Tiranë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Spahia bën thirrje për bashkim të shqiptarëve dhe të ngrihen kundër diktaturës për mbrojtjen e lirisë.

“Te gjithe bashke neser me 8 korrik per Shqiperine si Europa, ne mbrojtje te vendit tone te bekuar. Le te bashkohemi kunder diktatures se krimit. Me detyrimin dhe te drejten per te mbrojtur ate çka eshte me e shtrenjta per njeriun, Lirine. #asnjehappas #ramaik #lironiteburgosuritpolitik”, shkruan Spahia.

Kujtojmë se ish deputeti demokrat u arrestua para 30 qershorit, kur u thye Pallati i Sportit për të mos lejuar aty depozitimin e materialeve zgjedhore.

Ditari politik

Të fundit