Flash News

KRYESORE

Ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, studenti rrezikon duke dalë në televizion

Ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, studenti rrezikon

Dardan Almeta është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Tiranës pas pjesëmarrjes në protestën e opozitës më 13 prill. Por studenti ka vendosur ta thyejë këtë masë dhe është shfaqur në televizionin ‘Fax Neës’ për intervistë.

Ai ka deklaruar se shoqërimet e tij të herë pas hershme kanë qenë të jashtëligjshme si dhe masa e sigurisë, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë në raste dhune apo prishje të rendit publik.

“Pas 13 Prillit më është dhënë urdhri “arrest shtëpie” me akuzën kundërshtim të punonjësit të policisë, akuzë e cila është politike dhe pa bazë, asnjë fotografi, video apo provë që mund të më implikojnë.

Në protestën e studentëve për dy muaj nuk kemi thyer asnjë xham dhe ju si televizion e keni mbuluar plotësisht dhe mund të gjeni prova nëse ka. Për këtë edhe ju falenderoj sepse televizonet kombëtare që e kanë për detyrim ta bëjnë një mbulim të tillë nuk e kanë bërë ndërsa ju po.

Por mua më duhet të lëviz sepse jam student dhe më duhet të ndjek mësimet. Edhe nëse duan të më arrestojnë që e kam thyer këtë masë, le ta bëjnë, nuk kam frikë sepse është dhënë pa asnjë shkak.

Jam i vetëdijshëm se edhe që të vija këtu po rrezikoj, por shqiptarët kanë rrezikuar 45 vjet të dalin nga regjimi komunist dhe të kem frikë unë sot është e papranueshme dhe e pakuptimtë. Askush nuk mund të më ndalojë të marrë pjesë në protesta të ligjshme dhe të më ndëshkojnë pa pasur asnjë provë”, tha Almeta.

Të fundit