Flash News

KRYESORE

A ndodhin gjërat rastësisht? Ligji i tërheqjes shpjegon gjithçka

A ndodhin gjërat rastësisht? Ligji i tërheqjes shpjegon

Kur ndodhin gjëra të papritura, njerëzit shpesh herë thonë se ndodhin “rastësisht”. Jeni duke menduar për një mik që nuk e keni takuar prej vitesh, kur papritur ai ju telefonon. Mësoni një emër të ri dhe më pas filloni ta shihni në çdo revistë që lexoni apo e dëgjoni në çdo radio.  

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të bashkëbisedoni në një vend krejt të çuditshëm me një të panjohur që ka të njëjtat interesa si ju? Ose ndoshta, a mos ishit duke folur sot në mëngjes me shokun tuaj të ngushtë mbi rastësitë që ndodhin në jetë dhe papritur patë këtë postim?

Pak a shumë, rastësitë  duken sikur ndodhin sipas disa rregullave të caktuar. Por pyetja është: A ndodhin me të vërtetë kaq shumë rastësi apo është Ligji i Tërheqjes që vepron gjithmonë?

Ju krijoni realitetin tuaj

Rastësitë e përditshme rrallë herë ndodhin në mënyrë aksidentale. Sigurisht që ka shumë aspekte të jetës që nuk i keni në kontroll, por realiteti që përjetojmë është gjerësisht pjesë e dëshirave tona të pavetëdijshme dhe po në mënyrë të pavetëdijshme shpenzojmë energji për t’i kthyer këto dëshira në realitet.  

Të gjithë jemi krijues të jetës sonë. Çështja qëndron se çdo gjë që ju tërheq në jetë, çdo person, objekt apo eksperiencë, janë të “vizatuara” në dëshirat dhe realitetin tuaj nga vetë JU.

Shumë njerëz që po lexojnë këtë artikull mund të jenë duke pyetur “pra, çdo gjë që ndodh në jetën time, përfshirë edhe ato negative, janë për fajin tim?”. Jo, sigurisht që jo. Është e rëndësishme të fiksoni se do të ketë gjithmonë elementë të jetës suaj që nuk mund t’i kontrolloni. Por, gjithsesi pjesa dërrmuese e gjërave varen drejtpërdrejtë nga impulset tuaja. Kjo përfshin edhe të ashtuquajturat “rastësi”.

Kombinimi i sinjaleve

Në gjithmonë jemi duke çliruar një frekuencë të caktuar të krijuar nga mendimet, fjalët dhe emocionet tona. Vazhdimisht universi i përgjigjet kësaj frekuence, duke orkestruar ngjarje dhe eksperienca që ne i kemi menduar apo dëshiruar. Kështu që, sa herë ndodh diçka e “çuditshme” apo “rastësore”, pyeteni veten nëse është vërtetë kaq e çuditshme ajo që ndodhi, apo ishte një përputhje fantastike e energjive që keni çliruar për arritjen e kësaj ngjarjeje?

Do të ishte një thjeshtim shumë i madh i situatës nëse do të thonim që çdo gjë, person dhe ngjarje që futet në jetën tonë është rezultat i mendimeve dhe energjive që çlirojmë. Duhet të kemi parasysh që ndërsa përpiqemi të krijojmë realitetin tonë, dikush tjetër përpiqet të krijojë realitetin e tij. Të gjithë përpiqemi në të njëjtën kohë ta jetojmë jetën ashtu si duam. Ju dhe një i panjohur mund të drejtoheni nga të njëjtat qëllime dhe energji duke u përfshirë në realitetet e njëri-tjetrit, pa i kushtuar aspak rëndësi rrethanave. Gjithashtu, në dëshirat e dikujt tjetër mund të jetë që Universi t’ju vendosë ju në rrugën e tij për ta ndihmuar me diçka. Ka mijëra mundësi dhe nëse nuk ka diçka tjetër që ju pengon, janë të gjitha për ju.

Rastësi? Nuk mendoj ashtu…

Mund të jetë tmerrues fakti që çdo gjë në jetën tuaj është përgjigje për atë që mendoni. Por mund të mendoni si të doni. Një aspekt pozitiv i kësaj është se çdo gjë është ashtu si e dëshironi në të vërtetë. Kështu që pyesni veten nëse ju bën të lumtur fakti që çdo gjë po ndodh sipas mënyrës suaj? Nëse po, vazhdoni t’i bëni gjërat si përherë. Nëse mendoni se ju ka ardhur në majë të hundës me gjithçka që ndodh përreth jush, filloni të ndryshoni sjelljen dhe mendimet që ju bëjnë të ëndërroni./pikkom

Të fundit