Flash News

KRYESORE

Ndoka: Kritikët e Bashës në PD, si "veshi i gomarit"!

Ndoka: Kritikët e Bashës në PD, si "veshi i gomarit"!

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook aleati i PD, Nard Ndoka ka reaguar mbi situatën e fundit të krijuar brenda kësaj force politike.

Statusi i plotë:

Kritikët e Bashës në PD, si "veshi i gomarit"!

Patozi, do garë, por pa Bashën, me veten e tij!

Ruli heq dore vullnetarisht nga kandidimi para zgjedhjeve, pendohet pas zgjedhjeve!

Jozefina është me Berishën, jo me Bashën. Berisha është me Bashën, jo me Jozefinën!

Bregu del dhe i fut ndonjë 'kodra mbas bregut' dhe shkon me pushime!

Bode shkruan peticione, 'hedh gurin dhe fsheh dorën', mos ta shohë Berisha!

Imami pajtohet me Jozin që pas "97!

Ca anonimë të tjerë që po bëhen medemek publik, duke sulmuar Bashën, 'rrit këlysh se të hanë qenë'!

Eduart Selami po garon në kushte të pabarabarta me Bashën, ashtu si Basha garoi me Ramën në zgjedhjet e fundit!

Mirë që është nxehtë dhe Basha u ngri, se do degjonim dhe shikonim gallatë në kampin blu!

22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!

Të fundit