Flash News

KRYESORE

Ndoqi debatin me Bashën, këshilltari i PD kërkesë publike Fatos Lubonjës: Dëgjo këtë video dhe na ndihmo

Ndoqi debatin me Bashën, këshilltari i PD kërkesë publike

Këshilltari i PD-së në bashkinë e Tiranë, Akil Kraja, pasi ka dëgjuar debatin e zhvilluar në emisionin ‘Studio e Hapur’, midis Lulzim Basha dhe Fatos Lubonjës, i kërkon këtij të fundit të jetë më i vëmendshëm ndaj denoncimeve që bëjnë demokratët.

Kraja ka publikuar një video me disa nga denoncimet që ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa fton Lubonjën që të bëhet pjesë e këtij aksioni.

Reagimi:

KERKESE PUBLIKE Z. Fatos Lubonja.

Gjate emisionit "Studio e Hapur" perballe Kryetarit Basha deklaruat se Keshilltaret Bashkiak Tirane te Partise Demokratike nuk i bejne opozite Kryebashkiakut Erion Veliaj. Fatkeqesisht, jane te shumte analistet te cilet shprehen ne kete forme. Duke marre per te mireqene qe ishit nisur nga nje qellim i mire, deshiroj t'ju ftoj te merrni pak kohe per te vizituar kete profil publik si pasqyre e aksioneve te keshilltareve bashkiake te opozites keto dy vite e kusur si nje prove e nje realiteti krejt te kundert nga ajo cka ju deklaroni.

Lubonja, ju duhet ta dini me mire se kushdo, se censura dhe menyra sesi ju nxorren jashte me force se bashku me kolegun tuaj Andi Bushati, nga degjesa publike per stadiumin Qemal Stafa nuk eshte nje rast i izoluar. Nese eshte krijuar perceptimi qe Veliaj nuk ka opozite, nuk eshte per arsye te inekzistences se saj por per shkak te mos-mbulimit mediatik te saj.

Ndaj do t'ju lutesha, ne shenje solidariteti te nje lufte te perbashket ne sherbim te emancipimit demokratik te vendit tone, te beheni dhe ju pjese e denoncimit me te fundit persa i perket abuzimit te Veliajt me femijet. Si ne aspektin e "2.000 lekshit" per mbjelljen e pemeve (e cila degradoi deri ne sulme personale nga me te ultat ndaj nje prindi e familjari te ri), ashtu dhe ne abuzimin me imazhin e tyre. Deri ne keto momente, shkrimi dhe videoja e meposhtme nuk eshte marre nga asnje portal online apo media elektronike ndaj na ndihmoni "te perhapim fjalen" e te mbajme gjalle shpirtin opozitar.

Qytetaret duhet ta ruajne shpresen ultime se te pakten dikush, pavaresisht statutit apo bindjeve ideologjike qe ka, ka kurajon t'i sherbeje kauzes me sinqeritet kur ajo eshte e vertete dhe pertej presioneve apo interesave te castit. Une, si cdo lexues i rregullt ne Tirane e me gjere, e gjej veten shpeshhere ne analizat e shumta tuaja ndaj fenomeneve te shoqerise shqiptare. Ndaj uroj, qe dhe ju te gjeni disi vetveten ne opinionet dhe qendrimet tona si keshilltare bashkiake ne ushtrimin e detyres sone demokratike si te zgjedhur per te perfaqesuar banoret e Tiranes perballe makinerise se propagandes se Erion Veliajt.

Ju faleminderit,

Akil Kraja,

Anetar i zgjedhur prane Keshillit Bashkiak Tirane

Kryetar i Komisionit te Keshillit Bashkiak per Sherbimet Publike 

Të fundit