All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ndotja e ajrit më e rrezikshme se malaria, 41% e vdekjeve lidhen me sëmundjet kronike pulmonare

Ndotja e ajrit më e rrezikshme se malaria, 41% e vdekjeve lidhen me
All - Paragraf - 1

Jetëgjatësia e të gjithë fëmijëve të cilët lindin në ditët e sotme do të shkurtohet mesatarisht me një vit e gjysmë.

All - Paragraf - 3

Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i cili jep alarmin se shkak i një fenomeni të tillë është ndotja e lartë e ajrit.

Ndotja e ajrit ka kontribuar në gati një në çdo 10 vdekje në vitin 2017, duke e shndërruar në vrasës më të madh se malaria, aksidentet rrugore apo dhe pirja e duhanit. Sipas raportit të fundit në jug të Azisë, fëmijëve u shkurtohet jeta me 30 muaj, në Afrikën sub sahariane me 24 muaj.

Dhe kjo për shkak të ajrit të ndotur të shkaktuar nga trafiku dhe industria.Në Azinë Lindore, ndotja e ajrit do të shkurtojë jetën e fëmijëve me rreth 23 muaj.

Megjithatë, jetëgjatësia parashikohet të jetë më pak se pesë muaj për fëmijët në botën e zhvilluar.

Hartuesit e raportit u shprehën se ishte tronditëse fakti që jeta e fëmijëve është duke u shkurtuar kaq shumë duke kërkuar që qeveritë të marrin masa.

Por përballë këtij rreziku janë jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

Ajri i ndotur është shkaktar për rreth 41% të vdekjeve që lidhen me sëmundjet kronike pulmonare, 20% me diabetin e tipit 2, 19% me kancerin e mushkërive dhe 16% sëmundjet e zemrës.

Përballë një realiteti të tillë disa shtete të zhvilluara kanë marrë masa për të reduktuar ndotjen e ajrit duke zvogëluar numrin e makinave në qytete apo duke e bërë industrinë më pak të zymtë.

Ndërsa thirrja e specialsitëve është që qeveritë të bazohen më shumë tek automjetet elektrike dhe energjia e rinovueshme.

Azia Jugore është një nga vendet me nivelin më të lartë të ndotjes. Ndërsa shtetet me ajrin më të pastër janë Kanadaja, Suedia, Norvegjia, Zelanda e Re, Brunei, Estonia, Maldivet.

Të fundit