Flash News

KRYESORE

Ndotja e ajrit në Shqipëri, reagon Berisha: Tronditëse!

Ndotja e ajrit në Shqipëri, reagon Berisha: Tronditëse!

Pas shifrave të publikuara nga “Monitor”, në lidhje me raportin e publikuar dje për cilësinë e ajrit në Europë për vitin 2016, ku në Shqipëri kanë humbur jetën 2120 persona, ka reaguar ka reaguar sot ish-kryeministri Sali Berisha, në profilin e tij në “Facebook”. “Tronditese!, shkruan z. Berisha.

Rriten me 300% vdekjet nga ndotja e ajrit ne Shqiperi!

Keshtu njofton raporti per Cilesine e Ajrit ne Europe.

Ne Shqiperi ne vitin 2016,

-vdiqen nga ajri i ndotur 2120 persona kundrejt

-760 persona qe vdiqen ne vitin 2013

Kjo rritje dramatike deshmon se ne Tirane por dhe qytete te tjera te Shqiperise njerezit thithin vertet ajer me ndotje kercenuese per shendetin dhe jeten e tyre!”.

Gjendja e e ajërit është keqësuar, në raport me vite më parë, dhe shifrat e vdekjes nga pluhuri dhe ndotja sa vijnë e rriten. Faktorët janë të shumtë, por betonizimi i mëtejshëm i  kryeqytetit do të rrisë edhe më shumë shkallën e ndotjes.

 

Të fundit