Flash News

KRYESORE

Ndotja në Porto Romano/ Studentët, pedagogët dhe banorët dalin në protestë

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në zonën e Porto Romanos, në Durrës, vazhdon të jetë burim i ndotjes së mjedisit dhe i sëmundjeve, për shkak të lëndëve toksike që çlirohen nga dekompozimi apo djegia e tyre.

Studentët dhe pedagogët e Universitetit Aleksandër Moisiu dhe banorë të qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë për të sjellë në vëmendje ndotjen e lartë që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave.

Vendi i grumbullimit të mbetjeve ndodhet vetëm 200-250 metra larg nga Universiteti. Sipas studentëve apo edhe pedagogëve, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaftë të rëndë dhe të papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

Politiko.al ka siguruar foto nga vendgrumbullimi i mbetjeve dhe e ka shprehur këtë problem prej muajsh, por sot sërish gjendja vazhdon të jetë e njejtë. Ndotja e madhe mund të bëhet shkak për sëmundje të ndryshme, jo vetëm për banorët, por edhe për studentët dhe pedagogët e Universitetit Aleksandër Moisiu.

http://politiko.al/reportazh-me-foto-ne-landfillin-e-porto-romanos-ose-pamje-nga-murtaja/

Të fundit