Flash News

KRYESORE

Ndotja nga fabrika, banorët: Kemi probleme shëndetësore

Ndotja nga fabrika, banorët: Kemi probleme shëndetësore

Banorët e fshatit Shkallnur shprehen të shqetësuar se kanë probleme shëndetësore për shkak te ndotjes nga një fabrike përpunimi të mbetjeve të hidrokarbureve.

Të kontaktuar nga TV Klan, ata janë shprehur se kanë kërkuar prej  javësh ndërhyrjen e autoriteteve për të ndalur ndotjen, që sipas tyre, shkaktohet nga ky impiant. Ata thonë se tymrat që çlirohen u kanë dhënë shqetësime në shëndet.

Edhe prodhimet bujqësore, sipas tyre, të janë të kontaminuara. Pranë fabrikës, vetëm 100 metra larg në vijë ajrore ndodhen edhe depot e ujit të pijshëm që furnizojnë Durrësin, Golemin dhe Kavajën. I kontaktuar nga banorët, njëri prej inspektorëve të Mjedisit flet për pezullim të aktivitetit, si dhe referim të çështjes në prokurori.

Të fundit