Flash News

KRYESORE

Ndreu ironizon akuzat e opozitës, shmang arrestimin në 2004 dhe përgjimet e Bild

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Lulzim Bashës që e akuzon të përfshirë në trafiqe dhe pjesë e dosjes 184. Në një postim në Facebook, Ndreu ka publikuar një foto me të bijën, përbri së cilës shkruan “Ne te inkriminuarit.....haha”.

Veç daljes në përgjimet e Bild, Ndreu ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit në KQZ se ka qenë i arrestuar në shtator të 2004. Vepra penale për të cilën ai është akuzuar në atë kohë ka qenë “përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Siç dihej, Ndreu mori mandatin në zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë në mungesë të opozitës. Nuk kanë munguar akuzat nga kandidati i pavarur, Eduard Ndocaj që e ka akuzuar ish-deputetin e PS se ka manipuluar procesin duke shtuar vota fiktive në kutitë e votimit.

Formulari i vetedeklarimit:

https://www.youtube.com/watch?v=8tgsSZ3kn1c

Të fundit