Flash News

KRYESORE

Ndriçim i ri publik në Tiranë, Veliaj e nis nga rruga e Ramës

Ndriçim i ri publik në Tiranë, Veliaj e nis nga rruga e

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njoftoi sot se Tirana do të ketë një ndriçim LED në rrugën e saj. Në postimin në rrjetin social Facebook, Veliaj ka hedhur disa foto ku shfaqen punonjës të cilët janë duke instaluar ndriçimin e ri në rrugën ‘Ismail Qemali’. Kjo është rruga e cila ndodhet në krah të godinës së kryeministrisë, dhe mesa duket kryebashkiaku ka zgjedhur ta nis këtë aksion nga rruga e cila ndodhet pranë zyrës së kreut të qeverisë.

“Pak nga pak, çdo rrugë e Tiranës do të jetë e pajisur me ndriçim LED. 💡Këtë herë u kujdesëm për rrugën "Ismail Qemali"”, shkruan Veliaj.

 

Të fundit