Flash News

KRYESORE

Ndriçim Xhepa i sëmurë, Këshilli i Ministrave akordon 5 mln lekë për kurimin e tij

Ndriçim Xhepa i sëmurë, Këshilli i Ministrave akordon 5

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa ka kohë që vuan nga një sëmundje e cila i rrezikon jetë.

 Për këtë Këshilli i Ministrave mori vendimin për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të tij në një klinikë  jashtë Shqipërisë. Këto shpenzime do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Qeveria ka akorduar për kurimin e tij 5 milionë lekë të rinj të cilat do të paguhen me  paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  janë ngarkuar  për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit