Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga SHBA, BE mirëpret vendim e Albin Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës me Serbinë

Ndryshe nga SHBA, BE mirëpret vendim e Albin Kurtit për heqjen e

Ndryshe nga SHBA, Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës së udhëhequr nga Albin Kurti për të hequr tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina nga15 marsi.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell thotë në një deklaratë zyrtare se e mirëpret këtë vendim si një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ka humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që Dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave”, shprehet zyrtari i BE.

Ndërkohë, SHBA më herët, përmes të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Tëitter shkruante se qëndrimi i Amerikës ishte i qartë, që taksa të hiqet plotësisht.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Grenell.

Të fundit