Flash News

KRYESORE

Ndryshime kushtetuese të njëanshme? Spiropali: Këshillëve dhe tryezave u ka ikur koha

Ndryshime kushtetuese të njëanshme? Spiropali: Këshillëve

Ministrja e Shtetit për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur për ndryshimet kushtetuese për të cilat, opozita jshtëparlamentare akuzon mazhorancën se po tenton t’i kalojë në mënyrë të njëanëshme.

E ftuar në “Open”, Spiropali ka mohuar akuzat e opozitës, ndërsa thekson se këta të fundit po përpiqen të rinisin procesin nga e para.

Spiropali thekson se “opozitës jashtëparlamentare iu dha një mundësi përmes Këshillit Politik për t’u bërë palë e procesit, pavarësisht se tryeza dhe këshilla të tillë nuk duhet të ekzistojnë”, megjithatë kjo e fundit nuk po e shfrytëzon.

“Nuk është kështu. Kemi qenë më shumë se të hapur për të pritur propozimet nga opozita parlamentare, e cila për hir të së vërtetës ka bërë një propozim përmes Rudina Hajdarit, tashmë priten propozime të tjera. Ndryshimet kushtetuese nuk janë të njëanëshme. Ato janë kaluar njëherë me shumicë parlamentare. Është ligji që kërkon që ndryshimet kushtetuse të vihen në zbatim në Kodin Zgjedhor. Më 30 korrik u ndryshua kushtetuta.

Ne jemi brenda të gjitha afateve zgjedhore, po presim propozimin edhe nga opozita jashtëparlamentare, mirëpo kjo e fundit po bën një mohim të realitetit duke kërkuar të rinisë procesin nga e para.

Kemi qene të gatshëm t’i dëgjojmë edhe pse unë mendoj se Këshilli Politik i ka përmbushur funksionin e tij. Ishte dëshira jonë dhe dashamirësia jonë që bashkëpunuam me opozitën jashtëparlamentare. Jemi treguar të hapur për diskutime edhe pse unë personalisht në fakt nuk besoj në tryeza dhe këshilla të këtij lloji të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj institucioneve kushtetuese.

Këtyre këshillëve dhe tryezave unë besoj se ju ka ikur koha. Marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkeluar. Ne u mblodhëm për një marrëveshje dhe i qëndruam asaj marrëveshje pikë më pike”, ka thënë ndër të tjera Spiropali.

Të fundit