Flash News

KRYESORE

Ndryshime në polici, pritet të rikthehen pesë shefa komisariatesh

Ndryshime në polici, pritet të rikthehen pesë shefa komisariatesh

Në nivelet drejtuese të policisë së shtetit, pritet të ketë ndryshime në ditët e ardhshme. Duke ju referuar burimeve, ende jo zyrtare, Ora News raporton se pas emërimit të Tonin Vocajt në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe transferimit të Eduard Merkajt si Drejtor i Departamentit të Kufirit, Muhamet Rrumbullaku, pritet të marrë drejtimin e SHÇBA.

Po kështu, sipas burimeve të televizionit në fjalë, Ilia Nasi është një emër i përfolur për të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës. Ai ka mbajtur detyrën e kreut të rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në vitin 2014, në kohën kur është zhvilluar tenderi për uniformat e policisë.

Emri i Edmond Rizajt diskutohet për tu vendosur në komisariatin e Fierit ndërsa më herët ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, duket vijuar më tej dhe punën në Akademinë e Policisë.

Një tjetër emër i diskutuar është dhe Arjan Muça, i cili pritet të rikthehet në Elbasan.

Emra të tjerë për tu emëruar në disa nga Drejtoritë vendore janë dhe emrat e Arben Çaka dhe Hamdi Fiore.

Caka ka mbajtur më parë detyrën e shefit të komisariatit në Tiranë, njëherazi pjesë e operacionit “Forca e Ligjit” në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Ndërsa Hamdi Fiore, ish-Drejtor i komanduar i Policisë së Tiranë, ish-Drejtor i Forcave Speciale, ka qenë edhe shef i Shtabit të Repartit RENEA dhe Drejtor policie në Gjirokastër e Elbasan, ku ka punuar përreth 3 muaj e gjysmë.

 

 

 

Të fundit