Flash News

KRYESORE

Ndryshime në polici, transferohen 14 kryekomisarë dhe komisarë

Ndryshime në polici, transferohen 14 kryekomisarë dhe komisarë

14 shefa policie (komisarë dhe kryemomisarë) në gjithë Shqipërinë janë transferuar me detyrë.

Policia e Shtetit në një njoftim për median sqaron se qëllimi është dhënia e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë.

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe dhe konkretisht:

 

  1. Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

 

  1. Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

 

  1. Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special "RESI" Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

 

  1. Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

 

  1. Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

 

  1. Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

 

  1. Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

 

  1. Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

 

  1. Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

 

  1. Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

 

  1. Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

 

  1. Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

 

  1. Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

 

  1. Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Të fundit