Flash News

KRYESORE

Ndryshime në qeveri në shtator, Rama e lë të hapur: Do shikojmë

Ndryshime në qeveri në shtator, Rama e lë të hapur: Do

Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama tha se përmes kontratave të performancës puna e secilit prej ministrave është e matshme ndërsa tha se janë vendosur disa objektiva të cilat do të shihen në fund të muajit gusht dhe më pas do të vendoset.

“Kemi futur kontratat e performancës së ministrave, të zëvendësministrave dhe po shtrihet tek agjencitë kryesore.

E objektivizon performancën e gjithsekujt.

Kemi disa objektiva të gushtit për të cilat do të diskutojmë në fund të muajit.

Do të shikojmë si do hyjnë në vitin tjetër”, u shpreh Rama në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi.

Të fundit