Flash News

KRYESORE

Ndryshime të motit gjatë javës, reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin

Ndryshime të motit gjatë javës, reshje shiu dhe dëbore

Reshjet e shiut pritet të rinisin sërish sot në orët e darkës. Sipas Institutit të Gjeoshkencës pritet që reshje të dobëta të përfshijnë të gjithë vendin. Ditën e nesërme intensiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë mesataren në veri të vendit. Ndërkohë në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik. Ditën e nesërme (e hënë, datë 19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9°C /12°C; në vendet e ulëta: 7°C / 11°C; në vendet malore: 3 °C / 8 °C.

Të fundit