Flash News

KRYESORE

Ndryshime të shumta në Dogana, kush janë drejtorët që largohen

Ndryshime të shumta në Dogana, kush janë drejtorët që

Një sërë ndryshimesh raportohen se kanë ndodhur së fundmi në drejtoritë e doganave në të gjithë vendin. Sipas ‘FaxNews’, ndryshimet kanë prekur degët e doganave në Tiranë, Durrës dhe Kapshticë.

Arben Krasniqi mësohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të doganës së Tiranës dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Rama.

Edhe drejtori i doganës në Durrës, Denis Shabani është shkarkuar për t’u zëvendësuar nga Rubin Shehu.

Olsi Konomi, drejtor i doganës së Kapshticës, është një tjetër prej të larguarve dhe në atë pozicion është emëruar Julian Çollaku.

Në fund të muajit mars, ministrja e Financave, Anila Denaj, vendosi Arlind Gjokutajn në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke zëvendësuar Belinda Ikonomin, e cila mori detyrën e zv/ministres së Financave.

Të fundit