Flash News

KRYESORE

Ndryshime të tjera në Prokurorinë e Përgjithshme, kush është këshilltari që lë detyrën

Lëvizja e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme ishte ajo e këshilltarit, të cilin e mori Besnik Cani.

Pas kësaj një tjetër lëvizje në këtë institucion ka ndodhur mesditën e  sotme. Albi Serani, Këshillar për Mediet në Prokurorinë e Përgjithshme ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Serani përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin.

Njoftimi

“Të nderuar kolegë!

Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka! Albi Serani”

Të fundit