Flash News

KRYESORE

Ndryshimet e Kodit Penal, Rama: Nuk zgjasin përgjithmonë, Italia të dënon përjetë

Ndryshimet e Kodit Penal, Rama: Nuk zgjasin përgjithmonë, Italia

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sot në foltoren e Kuvendit disa shembuj që po ndjekin vende të ndryshme evropiane, në bazë të Kodit Penal ndaj shkelësit gjatë kësaj periudhe pandemie.

Sipas Ramës, këto masa zgjasin vetëm gjatë gjendje së fatkeqësisë nga epidemia dhe më pas mbaron efekti i tyre.

“Është i vetmi Kod Penal në Europë që nuk ka asgjë për pandeminë, ka vetëm për kafshët si karantinohen.

Pse, Sllovakia është diktaturë? Ka 3-10 vjet burg për shkelësit, po Italia e cila ka burgim të përjetshëm.

Pse duhen këto masa? Këto nuk janë përgjithmonë, vetëm gjatë gjendje së fatkeqësisë nga epidemie, janë për tani dhe javët apo muajt në vijim dhe më pas mbaron efekti i tyre dhe janë në kod nëse ndodhin sërish. Duhen se po të shihni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje.

Në javët në vijim do hapemi dhe po shtrëngojmë masat për ata që nga hapja mund të risjellin rimbylljen përmes shkeljeve.

Mjafton të jenë 100 veta dhe na mbyllin prapë brenda dhe atëherë as qese ska më. Kjo duhet parë si një luftë e përbashkët. Mos u bëni agjentë të covid në parlament, votoni kodin, mos votoni kundër duke bërë atë që covid pret”, përfundoi Rama.

Të fundit