Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Meta: Do t’i firmos sapo të vijnë, do shpall datën e zgjedhjeve pa konsultim me palët
Presidenti Ilir Meta dy ditë para afatit të përcaktuar për reformën Zgjedhore ka inkurajuar palët politike që të gjejnë konsensusin për pikat që ende nuk janë dakordësuar në mbledhjet e Keshillit Politik.
Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se këto ndryshime në kodin zgjedhor do t'i firmosë sapo të mbërrijnë në zyrën e tij.
Meta shtoi se nëse këto ndryshime do të shoqërohen me njëanshmëri, do t’i kthejë për reflektim, ndërsa paralajmëroi se do të shpallë menjëherë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pa asnjë konsultim me palët, duke paralajmëruar pasojat për integrimin në kushte të tilla.
“Jam i kënaqur që me sa kam parë në media ka përparime, në 31 maj mezi pres të përmbyllet me konsensus këto ndryshime që kërkohen me ngulm nga BE dhe partnerët e tjerë dhe si president do ta ti firmos këto ndryshime sapo të vijmë që të japim një lajm të mirë nga Tirana, sidomos për ndërkombëtarët. Serioziteti i tyre do verifikohet nga zgjedhjet në terren.
Jam shumë i entuziazmuar edhe nga cicërimat që ka progres për Këshillin Politik. Mezi po pres të duartrokas këtë konsensus. Nëse palët nuk bien dakord, do të shikoj nëse miratohet njëanshëm, mundësia ime e parë është ta kthej për reflektim, më pas është në varësi të aktorëve të tjerë.
Po të jetë i njëanshëm nuk do habiteshim, si president do bëj të qartë që në hapësirën kohore kur të kem hapësirën ligjore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, unë do shpall ditën zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Shqipëri dhe nuk do bëj asnjë konsultë me asnjë parti politike, sepse të gjithë presin këtë.
Nëse s’ka konsensus miratimi i kodit, dijeni që do ketë zero çeljesh negociatash jo deri në zgjedhjet që vijnë, por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Ndaj apeli im është ecni në rrugën e konsensusit, do ishte turp i madh që Shqipëria si kryesuese e OSBE të mos përmbushë rekomandimet e OSBE, do ishte rast i paprecedentë. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë dhe të iki”, u shpreh Meta.