Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shtatzënia e ndryshon komplet metabolizmin e femrës dhe, pa diskutim, kjo reflektohet edhe tek shëndeti oral. Ndryshimet hormonale dhe rritja e nivelit të progesteronit sjellin zgjerim të enëve të gjakut, duke i bërë mishrat e gojës të skuqura dhe delikate për të dhënë hemorragji. Ndërkohë, pështyma bëhet më viskoze.
Si rrjedhojë e të vjellave dhe refluksit, shtohet aciditeti në gojë. Arjana Shehu, mjeke stomatologe, tregon se kjo është një situatë normale që fillon që në muajt e parë të shtatzënisë dhe vazhdon edhe tre muaj pas saj.
Por çfarë duhet bërë për t’i shmangur këto probleme? A lejohet trajtimi i dhëmbëve në shtatzëni? Çfarë duhet të shtuar në kujdesin e shëndeti oral gjatë kësaj faze? Të gjitha këto i rrëfen për gazetën “Shëndet+” mjekja stomatologe. Doktoreshë, si ndryshon shëndeti oral gjatë shtatzënisë? Gjatë shtatzënisë ndryshon komplet metabolizmi i gruas, ndryshon sistemi hormonal, ndryshojnë shumë gjëra të cilat në mënyrë të dukshme reflektohen edhe tek kaviteti oral.
Ekziston ideja që në shtatzëni nuk shkohet tek dentisti, por në fakt duhet të ndodhë krejt e kundërta. Nëse normalisht tek dentisti duhet shkuar një herë në 6 muaj për një kontroll, gjatë shtatzënisë shkohet një herë në tre muaj. Ndërsa idealja do të ishte që para se të futet në shtatzëni, gruaja të bëjë një kontroll të mirëfilltë të komplet gojës, ashtu sikurse për çdo pjesë tjetër të trupit, si dhe një grafi. Cilat janë ndryshimet që ndodhin? Normalisht ndryshimi kryesor që ndodh në komplet organizmin e femrës është ndryshimi hormonal. Kjo në gojë prezantohet me një zgjerim të theksuar të enëve të gjakut (vazidelitacion). Si pasojë e këtij zgjerimi, gruaja pëson hemorragji të vazhdueshme nga goja duke u shoqëruar dhe me një patologji që quhet gingividi gravidar.
Gingividi gravidar është pikërisht ajo situatë që ndryshon nga hormone, zgjeron enët e gjakut, mishrat e gojës bëhen më të skuqura, më delikate për të dhënë hemorragji, dhe ndonjëherë mund të agravojë edhe në patologji më të rënda të gojës, siç mund të jetë ndonjë hekulist (puçrra) në pjesën e gingivave që, për t’u eleminuar, mund të kenë nevojë për kirurgji, ose heqje me lazër. Gingividi gravidar fillon që në muajt e parë të shtatzënisë dhe vazhdon edhe tre muaj pas lindjes.
Tjetër ndryshim që ndodh si rrjedhojë e ndryshimit hormonal është trashësia e pështymës. Pështyma bëhet më viskoze dhe kthehet në një pështymë e cila si rrjedhojë e refluksit apo të vjellave që shoqërojnë gruan, sidomos në tremujorin e parë, kthehet në një pështymë që ka goxha acide. Çfarë duhet bërë për t’i shmangur këto probleme? Për të pasur sa më pak probleme, gruaja në këtë lloj situate duhet të bëjë patjetër një pastrim të mirë gurëzash, që mund të bëhen pa asnjë problem në tremujorin e parë.
Duhet një kujdes shumë i mirë i higjienës së gojës, që përfshin: larjen e rregullt, përdorimin e fillit dentar dhe shpëlarësit. Gjithashtu duhet të ketë kujdes me atë çfarë konsumon. Vetëm ushqime të shëndetshme, fruta, perime, zarazavate, produkte të qumështit dhe sa më pak gjëra të ëmbla, pasi shtojnë pjesën e prishjes së dhëmbëve. A mund të bëhen ndërhyrje gjatë shtatzënisë? Nëse pacientja nuk ka bërë një ndërhyrje të mirë të gojës para shtatzënisë dhe futet në shtatzëni me dhëmbë të prishur, në tremujorin e dytë mund të bëhen pa problem ndërhyrjet. Këshillohen kryesisht në periudhën nga java e 14-të deri në javën e 20-të dhe këto ndërhyrje përfshijnë një mbushje ose trajtim, por gjithmonë pa bërë grafi.
E theksoj, grafia dhe asnjë lloj rrezatimi nuk lejohen në mënyrë kategorike në shtatzëni dhe sidomos në tremujorin e parë që formohet fetusi. Prandaj dhe e theksova më lart bërjen e një kontrolli dhe të një grafie para shtatzënisë, pasi në çdo lloj situate që mund të prezantohet gjatë saj, pacienti e ka një “dokument” që doktori të shikojë situatën e gojës si është. Këshillohet që të ketë marrë dhe miratimin e mjekut gjinekolog që e ndjek. Unë personalisht e ndjek shumë në praktikën time dhe pa marrë konfirmimin e mjekut gjinekolog nuk dua të bëj asnjë ndërhyrje. Jo se në vetvete ndërhyrja te dentisti apo trajtimi i një kariesi pa adrenalinë përbën ndonjë rrezik për abort, por që ka të bëjë shumë dhe ana psikosociale, mënyra si e përjeton pacientja.
Po në tremujorëshin e fundit? Edhe tek tremujorëshin e fundit nuk këshillohet, sidomos gjatë muajit të tetë për shkak të lindjeve të parakohshme (këshillohet që ndërhyrja të shtyhet për muajin e nëntë). Përsa i përket solucioneve, mjekimeve, ilaçeve që përdoren normalisht, idealja është jo, ndërsa antibiotik në mënyrë kategorike. Antibiotiku jepet vetëm në rastet ekstreme (kategorisht jo në tremujorin e parë) për shembull nëse pacientja të vjen me një abces (që janë raste shumë të rralla, kryesisht tek ato femra që nuk kanë qenë të kujdesshme nga goja gjatë shtatzënisë) dhe në atë lloj grade s’ke çfarë bën, do t’i japësh një lloj trajtimi. Është e njëjta gjë si kur ke një infeksion urinar të asaj grade që mund të stimulojë abort dhe mjeku duhet të japë patjetër një lloj trajtimi me antibiotik. Pra, janë situata tepër të vështira, por e mira do të ishte që gjatë periudhës që formohet fetusi, mjekimi të jetë sa më i rezervuar.
Çfarë duhet të shtojë një shtatzënë në kujdesin e saj? E para, higjiena duhet të jetë maksimale: larja e rregullt e dhëmbëve, përdorimi i fillit dentar, përdorimi i shpëlarësve të gojës, sa më pak ushqime të ëmbla. E dyta, gjithmonë pas të vjellave duhet të bëjë shpëlarjen e gojës me bikarbonat/sodë buke për neutralizimin e pehashit. E treta, pastat e dhëmbëve/ shpëlarësit e gojës (listerina) duhet të jenë vetëm me flor. Po zbardhimi i dhëmbëve lejohet gjatë shtatzënisë? Absolutisht jo! Zbardhimin e dhëmbëve nuk e këshilloj as jashtë shtatzënisë, dhe aq më tepër në shtatzëni është kategrikisht e ndaluar. Është një proces që ka efekt abraziv (gërryes) në smalt. Në momentin që jemi me një aciditet të shtuar të pështymës si rrjedhojë e shtatzënisë, të shtosh edhe zbardhjen, do ta rëndojë shumë situatën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38