Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Majlinda Bregu
Albert Ajnshtajni dikur ka thënë: “Shikojeni me vëmendje natyrën dhe do ta kuptoni gjithçka më mirë.” Natyra jonë, planeti ynë janë në rrezik!
Asnjëherë tjetër nuk mund të isha më shumë dakord me këtë thënie se sa në këto momente, kur nga dritarja e zyrës time po përpiqem të shoh qytetin e Sarajevës, të cilin e ka mbuluar mjegulla e dendur! TANI është momenti i duhur! Ditët e fundit Sarajeva u rendit në vendin e parë të listës së 10 kryeqyteteve më të ndotura të botës. Madje, ua kaloi edhe qyteteve super të mëdha, si: Dehli apo Mumbai. Fatkeqësisht, Sarajeva nuk është kryeqyteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor në atë listë. Pas saj vijnë menjëherë Beogradi dhe Shkupi, që renditen në vendin e 7-të dhe të 8-të. Vitin e shkuar 6 qytete të rajonit ishin në listën e 10 qyteteve më të ndotura, ndërkohë që dimri këtë vit sapo ka filluar.
Që të kuptohet më mirë çështja: qytetarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor humbin mesatarisht rreth 1.3 vite jetë për shkak të ndotjes së ajrit, i cili është në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe faktori përgjegjës për rreth një në pesë vdekje të parakohshme në 19 qytete të Ballkanit Perëndimor. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit në qytete është pothuajse 5.000 vdekje në vit.
Mjaft termocentrale të vjetra prodhojnë energji të lirë, e cila vjen me kosto të lartë për shëndetin e njerëzve – çdo vit rreth 21.000 vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit nga familjet. Sektori i transportit, që është edhe një emëtues kryesor i dioksidit të karbonit, është përgjegjës për 7% të të gjithë emëtimeve në rajon. 13% e të gjitha vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit i atribuohen transportit.
Ka sinjale mjaft të qarta që veprimi kundër ndryshimeve klimaterike, apo Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, është në fakt jo vetëm skajshmërisht e nevojshme, por madje tejet e vonuar.
Barometri ynë më i fundit i Ballkanit tregon se 84% e qytetarëve të rajonit i perceptojnë ndryshimet klimatike si problem për ta. 9 nga 10 vetë mendojnë që ndotja është problem në komunitetin e tyre. Pavarësisht nga kjo, 32% e qytetarëve thonë që nuk kanë vullnetin apo mundësinë që të bëjnë zgjedhje më miqësore ndaj mjedisit në konsumin e tyre të përditshëm. Numri i bizneseve që kanë ndërmarrë disa masa për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm mbi mjedisin ka rënë me 13% krahasuar me vitin 2017, dhe tani është në nivelin 64%.
Kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit te qytetarët, pra secili prej nesh, përfshirë këtu edhe fëmijët, mund dhe duhet të bëjnë më shumë për të sjellë ndryshimin. Pavarësisht nëse doni ta pranoni apo jo, e vërteta është që kjo çështje na ndikon të gjithëve dhe për këtë arsye duhet të bëhemi bashkë. Edhe hapat e vegjël ndihmojnë shumë – zvogëlimi i qeseve apo ambalazheve plastike, kujdesi që tregojmë që plehrat tona të mos ndotin lumenjtë, malet tona, fushat e pyjet, që ato të jenë të pastër, të trajtojmë siç duhet mbetjet, t’u kthehemi ushqimeve të përgatitura në shtëpi, të printojmë më pak, etj. Një udhëtim prej mijëra kilometrash fillon me hapin e parë që t’i bën.
Ndryshimi i klimës dhe natyra nuk i njohin kufijtë që përcaktojnë njerëzit. Erërat fryjnë, ujërat rrjedhin, dielli djeg, tërmetet tundin, pavarësisht kufijve apo ndarjeve administrative që krijojmë ne. Sfidat botërore mjedisore do të kenë, dhe në fakt, tashmë kanë filluar të kenë ndikimin e tyre edhe në Ballkanin Perëndimor, ashtu si edhe kudo tjetër nëpër botë.
Gjatë dekadës së fundit, pothuajse 12 milionë qytetarë në Europë janë prekur nga përmbytjet apo thatësirat, të cilat kanë shkaktuar pothuajse 2.000 të vdekur. Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina, në veçanti, e kanë përjetuar vetë këtë lloj fatkeqësie në vitin 2014, kur përmbytjet e tmerrshme iu morën jetën shumë njerëzve, lanë qindra të tjerë pa shtëpi, shkatërruan të mbjellat, pronat dhe infrastrukturën, duke sjellë humbje të mëdha në njerëz dhe burimet financiare.
Ndryshimet klimatike janë realitet akltual dhe i pranishëm. Injorimi i sfidave më të mëdha të njerëzimit vetëm sepse ne besojmë që duhet të trajtojmë çështje më imediate pranë nesh, nuk do të bëjë që të shmangen këto fatkeqësi.
Duke mos vepruar për ndryshimet klimatike, do të kemi bërë hapa pas dhe do të rritet çmimin i një jete më të mirë deri aty ku ne të mos e përballojmë dot. Ndikimi i ngrohjes globale po e transformon mjedisin tonë, edhe tani, duke rritur frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve të motit ekstrem. Sot, 5% e popullatës europiane preket nga kjo gjë, por deri në vitin 2100 kjo shifër do të arrijë deri në dy të tretat, apo deri afër 70%! Mos bëni gabimin të mendoni që këto shifra nuk do të përfshijnë edhe vetë Ballkanin. Ndryshimet klimatike nuk ka nevojë për vizë Shengen.
Unë mund të vazhdoj edhe me fakte të tjera që do të na trembnin të gjithëve. Por mendoj se kaq mjafton për të dhënë një panoramë të qartë të situatës në të cilën gjendemi. Ajo që duhet të bëjmë tani është të veprojmë. Është koha e duhur që të bashkohemi e të bëjmë hapin e duhur drejt një mjedisi më të mirë e më të shëndetshëm për të gjithë ne.
Ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, integrimi rajonal në këtë aspekt është i nevojshëm, madje është kyç për vetë mbijetesën tonë. Sepse pa integrimin rajonal, çdo vend mbetet vetëm – duke bërë përpjekje që nuk mund të arrijnë kurrë të kenë ndikimin e mjaftueshëm në mbrojtjen e qytetarëve të vet.
Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, gjithnjë ka qenë e gjithnjë do të jetë i tillë. Ne, pa asnjë mëdyshje, duhet ta tregojmë këtë gjë. Dhe do të fillojmë duke lënë pas iluzionet që duhet të merremi me prioritete të tjera. Sepse kjo do të na kushtojë shumë.
*Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal. Botuar në European Western Balkans
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38