Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në qeveri, dilema e Ramës prej pushimeve të fundvitit

Ndryshimet në qeveri, dilema e Ramës prej pushimeve të fundvitit

Kryeministri Rama është në dilemë për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Shkak është bërë periudha gjatë së cilës ai duhet të çojë dekretin e shkarkimit të ministrave te Presidenti i republikës, i cili ka kohë që brenda 7 ditëve të dekretojë kërkesën e kryeministrit.

Po ashtu, dilemën e kryeministrit e përforcon edhe fakti që parlamenti është mbyllur dhe rinis nga puna pas 21 janarit 2019. Megjithatë, fundi i kësaj dileme do të bëhet më i qartë pas orës 10.00 kur kryeministri do të ketë fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Sipas ‘Panorama”, Rama do të bëjë një analizë të punës 1-vjeçare pritshmëritë për qershorin e ardhshëm, apo konkluzionet e nxjerra nga dy protestat e fundit në vend, të studentëve dhe banorëve të Astirit.

Axhenda e punimeve dominohet kryesisht nga tematika e organizimit të brendshëm të PS, në funksion të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Është parashikuar që të miratohet një propozim që ka të bëjë me përfshirjen në cdo organizatë dhe forum të PS 30% gra dhe 30% të rinj, me qëllim ripërtëritjen e organizatave socialiste.

Të fundit