Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në qeveri, studenti: Kërkuam 8 pika, jo 8 ministra

Ndryshimet në qeveri, studenti: Kërkuam 8 pika, jo 8 ministra

Studentët kanë komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, më 28 dhjetor të 2018-ës.

Kryeministri Rama shkarkoi 7 ministra dhe zv.kryeministren, si dhe riktheu një tjetër ministri, duke emëruar në krye të saj Elisa Spiropalin.

Studentët kanë theksuar me ironi se kanë kërkuar 8 pika dhe jo 8 ministra, teksa ishin të ftuar në emisionin “Wake up’.

“Kjo lëvizje mund të ishte e duhur dhe e mirë, por ne kërkuam tetë pika dhe jo tetë ministra. Ky nuk ishte qëllimi i protestës, ishte plotësimi i kërkesave tona. Protesta do vijojë deri në përmbushjen e tyre, që nënkupton edhe bojkot të procesit mësimor”, shprehet një prej të rinjve që ishte i pranishëm në studio.

Të fundit