Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit, reagon Spaho: Plan i Edi Ramës për të mbrojtur veten

Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në lidhje me ndryshimet e Rregullores së Kuvendit se propozimi për paraqitjen e provave nga ana e Prokurorisë në rastin e arrestimit të një deputeti, ka marrë edhe miratimin e Parrtisë Demokratike.

Spaho e ka përgënjeshtruar duke thënë se kjo është një gënjeshtër . Gjithashtu Spaho shprehet se PD-ja nuk do ta bëjë këtë gjë, dhe se sipas tij ky ndryshim është ide e Edi Ramës i cili kërkon të mbrojë veten e tij.

Reagimi i plotë:

Po lexoj ne lajme qe Taulant Balla paska thene qe per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit ku kerkohet qe per arrestimin e deputeteve Prokuroria te paraqese edhe provat qe disponon, paska marre edhe miratimin e Partise Demokratike.

Kjo eshte genjeshter fund e krye.

Partia Demokratike nuk ka bashkepunuar, negociuar apo rene dakord per kete ceshtje me Partine Socialiste dhe nuk do ta beje kete gje as ne te ardhmen sepse ne nuk mund te pranojme te shkelim Kushtetuten e vendit.

Ky ndryshim eshte ide e Edi Rames qe synon te mbroje vehten, hajdutet e tij ne qeveri dhe kriminelet qe mban pas nga drejtesia dhe zemerimi qytetar.

 

 

Të fundit