Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në statut, Mentor Nazarko: Basha dhe Berisha janë një

Ndryshimet në statut, Mentor Nazarko: Basha dhe Berisha janë një

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, u shpreh se sheh sërish ish-kryetarin Sali Berisha në ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike.

Madje, Nazarko pretendon se Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, përfaqësohen dhe janë pjesë e një grupi.

“Përgjithësisht në partitë e djathta nuk parashikohet dorëheqja me statut. AJo që ndodhi në statut u parashikua nga Berisha. Mbrapa këtyre ndryshimeve qëndron Berisha. Berisha dhe grupi që përfaqëson atë, është i njëjti grup që përfaqëson edhe Bashën. Pra Berisha dhe Basha janë njësoj”, tha Nazaro.

Sipas analistit, PD nuk ka nevojë për një Bashë të ri, por për një Bashë udhëheqës të shekullit XXI.

Të fundit