Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në statutin e PD-së, Ristani u përgjigjet kritikëve

Ndryshimet në statutin e PD-së, Ristani u përgjigjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka folur sa i takon statutit të ri të PD-së, i miratuar javën e kaluar nga Këshilli Kombëtar. Risani shprehet se ndryshimet e bëra janë bazuar mbi modelet e partive të djathta europiane sa i takon mandatit të kryetarit.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj. E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton. Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo”, thekson Ristani në një intervistë për Tv Klan.

Sa i takon përbërjes së Kryesisë së re, Ristani thotë se “do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e cilëson si propozim të drejtë dhe racional që ish-kryetari i Kuvendit të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Të fundit