Ndryshimet trupore gjatë shtatzënisë? Sara Hoxha i mohon dhe tregon për problemet e peshës në të shkuarën

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, së fundmi ka postuar shumë foto gjatë shtatzënisë së saj dhe një nga fotot e sotme është teksa shijon plazhin dhe rrezet e diellit, Sara ka treguar dhe strijat që ka.

Ky postim si duket ka shkaktuar komente pasi pak më vonë, Sara ka reaguar duke folur për problemet e së shkuarës me peshën dhe arsyen pse i janë formuar:

“E para: Këto quhen strija dhe jo celulit!
E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.

E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet.”