Flash News

KRYESORE

Ndryshimi drastik i këngëtares, Adele poston foton e parë të 2020-ës dhe duket si një modele

Ndryshimi drastik i këngëtares, Adele poston foton e parë të
Adele është rikthyer në rrjetet sociale pas një kohë të gjatë. Ky është postimi i parë i këngëtares për vitin 2020 dhe me siguri i ka munguar shumë fansave të saj. Ky postim ka qenë i lidhur me falënderimi që ajo ka për të gjithë punonjësit në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë e COVID-19. Këtë mesazh, Adele vendosi ta ndajë me fansat në ditën e saj të lindjes: “Faleminderit për dashurinë që më ofruat për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua të falënderoj të gjithë reaguesit e parë dhe punëtorët thelbësorë që po na mbajnë të sigurt ndërsa rrezikojnë jetën e tyre. Me të vërtet jeni engjëjt tanë.” Në foton e postuar, Adele dukej komplet ndryshe, me një trup modeleje, gjë e cila ka habitur këdo. Rënia e saj në peshë kishte kohë që ishte vënë re pasi vetë Adele ka pohuar që po kujdeset të heqë kilet e tepërt. Mirëpo, në postimin e saj të fundit duket drastikisht ndryshe.

Të fundit