Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ndryshimi drastik i klimës, 10 këshilla për parandalimin e ftohjes
Ftohja është infeksioni më i zakonshëm viral dhe është shkaku kryesor i ditëve të humbura nga puna apo nga shkolla.
Edhe pse është e pamundur të parandaloni plotësisht përhapjen e ftohjes, akoma ka hapa parandalues që mund të ndërmerrni për të zvogëluar rrezikun e infektimit.
Për shkak se gripi dhe i ftohti janë me origjinë virale, trajtimi ka për qëllim kryesisht zbutjen e problemeve që i shoqërojnë.
Pacientët këshillohen të marrin shumë lëngje, fruta dhe Vitaminë C në pushim, si dhe ilaçe për të lehtësuar simptomat që shoqërojnë ftohjen dhe gripin. Është e rëndësishme që të lexoni broshurën e paketave dhe të konsultoheni me mjekun dhe farmacistin tuaj para se të përdorni këtë ilaç për herë të parë, sepse kur zgjedhim këtë grup ilaçesh, duhet të marrim parasysh përbërjen e tij dhe gjendjen tonë shëndetësore.
Kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që vuajnë nga një sëmundje kronike siç janë presioni i lartë i gjakut, sëmundja e zemrës, diabeti, glaukoma, sëmundja e tiroides dhe më shumë.
Këtu keni disa rekomandime që do t’ju mbrojnë nga marrja e të ftohtit:
Lani duart shpesh
Shmangni prekjen e fytyrës, veçanërisht zonën e hundës, gojës dhe syve
Lini cigaren
Pastroni dhe ventiloni dhomat ku jetoni rregullisht
Nëse fëmija juaj ftohet, lani edhe lodrat e tij / saj
Përdorni peshqir letre në kuzhinë dhe banjë për të tharë duart pas larjes
Hani shëndetshëm
Pini shumë lëngje
Ushtroni
Kontrolloni stresin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur.