Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i kabinetit, deputetja e PD: Poshtërsi të përdorësh gratë për të rregulluar fasadën e qeverisë

Ndryshimi i kabinetit, deputetja e PD: Poshtërsi të

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj mendon se zëvëndësimi i ministrave te meparshem me gra nuk është gjë tjetër veçse fasada e radhës e Ramës.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, lëvizjen e kryeministrit Rama, ajo e konsideron si poshtersi ndaj grave dhe perqeshje e festave fetare dhe laike te shqiptareve.

“Te perdoresh grate per te rregulluar fasaden e qeverise ne mbyllje te vitit, eshte poshtersi ndaj grave dhe perqeshje e festave fetare dhe laike te shqiptareve. Perestrojka e Rames eshte si ajo e Ramizit. Gremisjen nuk e ndal asgje”, përfundon ajo.

Ministret që u emëruan sot janë: Anila Denaj [Ministre e Financave dhe Ekonomisë], Belinda Balluku [Ministre e Infrastrukturës dhe Transporteve], Besa Shahini [Ministre e Arsimit], Elva Margariti [Ministre e Kulturës] dhe Elisa Spiropali Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Të fundit