Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i normës së kompensimit, tregtarët dhe agropërpunuesit rendisin tre pasoja në takimin e PAA

Ndryshimi i normës së kompensimit, tregtarët dhe

Në takimin e zhvilluar nga Partia Agrare Ambientaliste me tregtarë dhe agropërpunues të rretheve Berat, Fier dhe Lushnjë, është ngritur shqetësimi për pasojat që do të sjellë ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%.

Grumbulluesit dhe prodhuesit bujqësor renditën tre pasoja dramatike që, sipas tyre, do të sjellë ky ndryshim:

  1. Prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Do të falimentojë agropërpunuesit e produkteve bujqësore që blejnë tek fermerët nëpërmjet autofaturimit (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave etj.);
  2. Ul konkurueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë ul eksportet dhe të ardhurat e fermerëve;
  3. Nxit infromalitetin.

Agron Duka, kreu i PAA-së, njofton se do të veprojë për të gjetur një zgjidhje sa më efikase për këtë sektor që jep gati 20% të PBB-së.

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

Nisur nga shqetësimet e grupeve të ndryshme të interesit për çështjen e TVSH-së së produkteve bujqësore, sot zhvilluam një takim me grumbulluesit e fruta perimeve, eksportues, tregtarë me shumicë dhe agropërpunues të rretheve Berat, Fier dhe Lushnjë.

U ngritën shqetësimin për pasojat dramatike që do të sjellë ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, pasi ky ndryshim, sipas nesh:

  1. Prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Do të falimentojë agropërpunuesit e produkteve bujqësore që blejnë tek fermerët nëpërmjet autofaturimit (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave etj.);
  2. Ul konkurueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë ul eksportet dhe të ardhurat e fermerëve;
  3. Nxit infromalitetin.

Pa humbur kohë, vendosëm të veprojmë për të gjetur një zgjidhje sa më efikase; sektorit që jep gati 20% të PBB-së dhe 38% të punësimit ka nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithëve!

Të fundit