Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i Rona Nishliut

Ndryshimi i Rona Nishliut
Rona Nishliu është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara. Për publikun shqiptar ajo u bë e njohur në ‘Ethet e së premtes’, e ndërsa fama e saj kulmoi në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Rona, që pas suksesit në Festivalin Evropian të Muzikës, nuk ka qenë shumë në vëmendjen e publikut, as me projekte muzikore. Por në rrjete sociale është shumë aktive. Rona ka pasur gjithnjë një look të veçantë dhe prej 13 vitesh i ka mbajtur flokët rasta. Por u bënë disa kohë që ka hequr dorë prej tyre dhe në foton e fundit që ka postuar Rona duket thjesht e mrekullueshme. Me një grim që nxjerr në pah tiparet e saj dhe sytë jeshil, Rona ka marrë shumë komplimente në foton që a postuar në Instagram.

Të fundit