Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Zëri i Amerikës: E pamundur të kryhen në pak javë

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Zëri i Amerikës: E pamundur të

Opozita parlamentare i qëndron idesë se sistemi zgjedhor duhet që të ndryshojë. Këtë e përsëriti edhe sot në seancën e parë të sezonit të ri.

Por sipas “Zërit të Amerikës”, ndërhyrjet në sistemin zgjedhor që kërkojnë dhe ndërhyrje kushtetuese, duken të pamundura për t’u realizuar në harkun e pak javëve. Edhe kryetari i grupit Socialist Balla nënvizoi faktin se reforma duhet të mbështetet te rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Miratimin e Reformës, shumica do të duhet ta bëjë me votat e opozitës në sallë. Drejtuesja e grupit Demokrat Rudina Hajdari, tha sot në kuvend se: “Reforma zgjedhore do ti japë fund këtij sistemi që ka mbytur demokracinë e brendshme. Nuk do kemi qeverisje të mirë me një qeveri autokratike. Ndryshimi i sistemit duhet të jetë kryefjala e ndërhyrjes në reformën zgjedhore. Si opozitë jemi pro ndryshimeve kushtetuese për një sistem të ri që ofron kandidatë të denjë dhe konkurrencë të drejtë”.

Të fundit