Flash News

KRYESORE

Ndryshimi ‘kokë më kokë’ në drejtimin e spitalit të Durrësit

Ndryshimi ‘kokë më kokë’ në drejtimin e spitalit

Pak ditë më parë drejtori i spitalit të Durrësit, Alban Rahmohitaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i institucionit. Sot është prezantuar drejtuesi i ri i spitalit të Durrësit. Vendin e Ramohitaj e ka marr Nadire Jani.

Jani doli e dyta në konkursin e zhvilluar në ministrinë e Shëndetësisë ndërsa prej vitesh është edhe mjeke në këtë spital. Sa i takon angazhimit politik duket një rokadë.

Jani ka një karrierë të gjatë sa i takon angazhimit me Partinë Socialiste të Durrësit. Ajo është këshilltare në këshillin bashkiak të Durrësit e zgjedhur në radhët e PS-së. Edhe Ramohitaj njihet për angazhimin me PS-në, ai është kryetar i këshillit bashkiak ndërsa në zgjedhje e fundit ishte dhe pjesë e listës së kandidatëve të PS-së në qarkun e Durrësit.

Të fundit