Flash News

KRYESORE

Ndryshimi mes Ramës dhe Bashës për vlerësimin e punës së gazetarëve

Për rastësi, brenda një harku të shkurtër kohor, dy drejtuesit politik në vend, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, janë bërë protagonist përsa i përket raportit dhe vlerësimit të tyre për mediat dhe gazetarët.

Vetëm pak ditë më parë, më konkretisht në datën 19, kreu i opozitës, Lulzim Basha u ul në kafe së bashku me gazetarët të cilët raportojnë nga selia blu. Basha i ftoi gazetarët në kafe në shenjë vlerësimi për punën që ata bëjnë. Ngjarja kaloi pa shumë bujë pasi ajo u raportua vetëm në disa media online.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ofroi një tjetër shfaqje ndaj gazetarëve, disa prej tyre ishin po të njëjtën që ishin pjesë e takimit me Bashën.  Kreu i qeverisë shfryu ndaj gazetarëve, ku fillimisht t’u jepte leksione për mënyrën sesi duhet të bëhen pyetjet ndërsa më pas kaloi në fyerje ndaj tyre duke u thënë, “jeni të cekët”, “të paditur”, “shkoni lexoni”,....Politiko.al

 

Të fundit