Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i rregullores për arrestimin e deputetëve, Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e PS-së

Ka nisur që në orën 10:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ku do të diskutohen propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionet për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Po ashtu në orën 13:00 pritet të mblidhet Nënkomisioni ad hoc për KLP dhe KLGJ për konstituimin, miratimin e kalendarit të punimeve të nënkomisionit “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” si dhe çështje të tjera për diskutim.

Kreu i nënkomisionit Ulsi Manja i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në mbledhje si dhe në zgjedhjen e anëtarëve nga shoqëria civile për KLGJ e KLP.

Të fundit