Flash News

KRYESORE

Ndryshohen oraret e garave olimpike në Korenë e Jugut, shkak moti i acartë

Ndryshohen oraret e garave olimpike në Korenë e Jugut, shkak moti i

Lojërat Olimpike Dimërore kanë ndryshuar orar dhe e gjithë kjo vjen si shkak i  motit të acartë.

Sipas VOA, sot, erërat e forta dhe temperaturat tejet të ulëta shkaktuan shtyrjen e garës për femra në ski tre orë përpara se ajo të fillonte. Një ditë më parë u shty gara për meshkuj. Të dyja garat pritet të mbahen të enjten.

Pavarësisht erërave të forta, amerikania Jamie Anderson mbrojti titullin e saj në garat me ski stil i lirë, gruaja e parë që fitoi medaljen e artë olimpike në këtë sport. Në vend të dytë u rendit Laurie Blouin nga Kanadaja ndërsa në të tretin Ennie Rukajarvi e Finlandës.

Kanadaja mori medaljen e artë në paraqitjen si ekip në patinazh udhëhequr nga yjet si Tessa Virtue dhe Scott Moir. Ekipi rus mori medaljen e argjendtë, ndërsa Shtetet e Bashkuara fituan bronzin. 

Të fundit