Flash News

KRYESORE

Ndryshojnë kriteret për blerësit e Tik-Tok, kompanitë amerikane në negociata

Ndryshojnë kriteret për blerësit e Tik-Tok, kompanitë

Pekini sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm duke bërë që aplikacioni i njohur Tik-Tok, të mund t’i shitet një blerësi amerikan për të shmangur ndalimin e biznesit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët kinezë rishikuan së fundmi rregullat që përcaktojnë kriteret për blerësit e huaj. Lista e bërë publike përfshin përpunimin e të dhënave, njohjen e fjalës dhe tekstit, sipas njoftimeve të qeverisë.

Në njoftim thuhej se për herë të fundit këto rregulla janë rishikuar në vitin 2008.

Ministria e Tregtisë e Kinës dhe Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë thanë që ndryshimet kishin për qëllim "zyrtarizimin e menaxhimit të eksportit të teknologjisë" dhe "mbrojtjen e sigurisë kombëtare".

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, citoi një ekspert të tregtisë gjatë fundjavës i cili tha se “rishikimet bëheshin për një shitje të mundshme të TikTok”.

Biseda për shitje filloi kur presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv këtë muaj duke kërcënuar të ndalonte aplikacionin. Trump dhe politikanë të tjerë amerikanë kanë thënë se aplikacioni paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë Tik-Tok ka mohuar akuzën dhe ka paditur administratën e Trump-it mbi urdhrin, duke e cilësuar atë "shumë të politizuar".

Aplikacioni tashmë ka disa kandidatë potencial për të qenë blerës, duke përfshirë Microsoft (MSFT) dhe Ëalmart (ëMT), të cilët kanë thënë se po marrin pjesë në negociata për një marrëveshje të mundshme. Firma e teknologjisë Oracle (ORCL) raportohet se është e interesuar gjithashtu.

 

Të fundit