Flash News

KRYESORE

Ndryshon mënyra e votimit në "Kënga Magjike 2019", Arditi tregon formulën e re që tani

Prej vitesh diskutohet mënyra  e votimit në "Kënga Magjike". Fakti që kolegët votojnë njëri-tjetrin, ka bërë që të ketë shumë pakënaqësi e madje të prishe dhe lidhje të vjetra miqësie.

Por  kësaj formule duket se i ka ardhur fundi. I nisur nga mosfutja e Kanitës në natën finale të Këngës Magjike, Arditi ka njoftuar sot në rrjete sociale se kjo formulë ka ndryshuar. Në edicionin e 21-të të këtij festivali, votimi do llogaritet dhe me votat e publikut (në Internet) dhe të jurisë "New Artist".

“Edicioni i 21-të do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët + vota e publikut në internet + vota e jurisë “New Artist”- shkruan Arditi në foton në Instastory.

Të fundit