Flash News

KRYESORE

Ndryshon orari i përditësimit të situatës Covid në vend, pse u mor ky vendim?

Ndryshon orari i përditësimit të situatës Covid në

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga nesër, 18 korrik do të ndryshojë përditësimi i situatës së koronavirusit.

Ky përditësim do të transmetohet në ERTV në orën 16:00 dhe në faqen e ministres Ogerta Manastirliu, dhe jo më gjatë paradites.

Ministria sqaron se ky ndryshim vjen si pasojë e fluksit të lartë të punës në ISHP, zgjerimti të kapaciteteve të testimit dhe raportimi i zgjeruar në 24 orë.

Njoftimi i plotë: 

Nisur nga fluksi i punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi i situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV dhe ne faqen fcb te Ministres Manastirliu.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju uroj fundjave te mbare!

Lajmi vjen në një kohë kur ministrja Manastirliu njoftoi hapjen e laboratorit të dytë për testimet në QSUT.

Të fundit