Flash News

KRYESORE

Ndryshon renditja e kandidatëve të shoqërisë civile për KLP

Është zbardhur vendimi përfundimtar i Kuvendit për vlerësimin e kandidatëve të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas dokumentit, vihet re se në këtë listë përfundimtare ka ndryshuar renditja e kandidatëve pas vlerësimit nga ONM.

Renditja përfundimtare nga Kuvendi është bërë pas grumbullimit të pikëve nga vlerësimi i tre kritereve të kandidatëve të Shoqërisë Civile, raporton “News 24”.

Bazuar në meritat profesionale, morale dhe organizative/ drejtuese/ menaxheriale, Alfred Balla është vlerësuar me 80 pikë, Andi Muratej me 79 pikë, dhe Mimoza Qinami, me 78 pikë.

Renditja e kandidatëve sipas shkallës së plotësimit të kritereve siç është paraqitur në tabelën totale, rezulton:

  1. Alfred Balla
  2. Andi Muratej
  3. Mimoza Qinami              

Të fundit