Flash News

KRYESORE

Ndryshon vendimi i gjykatës për 'turkun e Gulenit'. 'Ejvallah!', por ai është zhdukur

Ndryshon vendimi i gjykatës për 'turkun e Gulenit'.

Në seancën e zhvilluar sot  Gjykata e Apelit të Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus. Vednimi rezulton 'nul' sepse, sipas burimeve Yasir Aydogmus i strehuar në kampin e refugjatëve në Babrru është 'zhdukur' që në datën 30 Tetor.

Turku u arrestua në Durrës rreth një muaj më parë, kohë kur u kap me pasaportë false gjatë kontrollit kufitar. Shteti turk e akuzon për pjesëmarrje në organizatën FETO.

Muhammet Yasir Aydogmus u ndalua së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mitur në datë 8 tetor. Në procesin e parë gjyqësor të mbajtur në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë pat vendosur për 'ndjekje në gjendje të lirë me detyrim paraqitje'.

Të fundit